×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Një shqiptare merr medaljen e artë në Lojërat Paralimpike

    Insajderi
    30 August 2021 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka pak sukses shqiptar edhe në Lojërat Paralimpike që po zhvillohen këto ditë në Tokio. Arjola Trimi, një notare shqiptare e cila përfaqëson Italinë, ka fituar sot medaljen e artë në garën e 50 metrave shpinë.

    Një sukses i jashtëzakonshëm për këtë sportiste, e cila pas medaljes së argjendtë 5 vite më parë në Rio, ka arritur të bëjë të vetën medaljen me të lakmuar, atë të artë.

    Një dëmtim në shpatull dy ditë më parë i kishte hequr mundësinë që të merrte pjesë në një finale, por ajo ka rikuperuar në kohë dhe sot, ka bërë diferencën në stilin e 50 metrave shpinë, duke prekur e para finishin.

    “Jam një tigër! Jam shumë e lumtur. Nuk e prisja një kohë kaq të shpejtë ndaj jam shumë e lumtur. Nuk më pëlqen të përshkruaj veten në ndonjë mënyrë, por uji më ndihmon të bëj diçka magjike. Për mua është liri absolute, në mënyrën e të shprehurit, të lëvizjes dhe të jap maksimumin në çdo moment edhe në ato më të vështirët. Familja ime ka qenë gjithmonë pranë këtyre momenteve, pa to nuk do të isha gruaja që jam sot. Kjo medalje e artë për mua do të thotë shumë. Kam kthyer vendosmërinë në pikën time të nisjes për çdo situatë dhe ia kam dalë që të realizoj diçka me të vërtetë të rëndësishme”, tha Trimi pas garës së sotme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark