×
  • Sport
  • Sport

    Një Superligë e re në vitin 2027? UEFA jep përgjigjen zyrtare

    Insajderi
    03 October 2023 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA ka hedhur poshtë zërat e medias spanjolle mbi planifikimin e një formati të ri, model Superlige, që do të aplikohej nga viti 2027.

    Në një deklaratë zyrtare, qeveria europiane e futbollit tha se e ka tashmë formulën e re të Champions League, që do të nisë sezonin e ardhshëm dhe nuk po mendon për asnjë version të ri.

    “UEFA nuk po punon për asnjë projekt të ri. Kundërshtimin tonë ndaj Superligës e kemi shprehur qartë dhe dokumentuar, ndaj zërat për një ide të re, janë krejtësisht të pabaza. Presim me padurim aplikimin e formatit të ri të kompeticioneve për klube, që do të nisë nga sezoni i ardhshëm”, thuhet në reagimin e UEFA-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark