×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Një tmerr nuk justifikon tjetrin”, Borrell i bën thirrje për vetëpërmbajtje Izraelit

    Insajderi
    16 November 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell i kërkoi sot Izraelit të mos rrëmbehet nga zemërimi në përgjigjen e tij ndaj sulmit të Hamasit të muajit të kaluar, duke thënë se “një tmerr nuk justifikon tjetrin”.

    Borell i bëri komentet gjatë një vizitë në Izrael, duke folur së bashku me ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen pas vizitës së tyre në Kibbutz Be’eri, një nga objektivat e sulmit të Hamasit të 7 tetorit.

    E kuptoj zemërimin tuaj, por më lejoni t’ju kërkoj që të mos të rrëmbeheni nga zemërimi. Unë besoj se kjo është diçka që miqtë më të mirë të Izraelit mund t’ju thonë,” tha ai.

    Borrell theksoi gjithashtu se solidariteti i BE-së me Izraelin dhe mbështetja e tij për të drejtën e vendit për vetëmbrojtje janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

    Por është një gjë të mbrosh Izraelin dhe një gjë tjetër të kujdesesh për njerëzit në nevojë”, shtoi ai.

    Dhe kjo është arsyeja pse Bashkimi Europian, së bashku me mbështetjen e të drejtës së Izraelit për vetëmbrojtje, po kërkon gjithashtu ndihmë humanitare duke përfshirë ushqim, ujë, karburant, mbrojtje (të njerëzve në Gaza)”, tha zyrtari europian, i cili gjithashtu bëri një thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte” të pengjeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark