×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Një veturë fundoset në ujë në afërsi të Ferizajit – deklarohen nga Policia

    Insajderi
    14 December 2023 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një veturë me targa vendore është fundosur në afërsi të Ferizajt.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli derisa shtoi se nuk ka të lënduar.

    Veseli tha se rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, dhe kjo ka ardh si shkak i grumbullimit të ujit në at vend.

    “Ju njoftojmë se, rreth orës 20:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt, shkak i grumbullimit të ujit nga te reshurat e shiut një veturë me targa vendore, ka dalë jashtë rruge, ndërsa nuk raportohet për lëndime”, tha Veseli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark