×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Një vit nga themelimi i Ligës Unike

    Insajderi
    10 September 2021 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ëndërr e kamotshme u jetësua më 10 shtator 2020 me nënshkrimin për formimin e Ligës Unike. Një Ligë e Përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll. Një ëndërr për shumë shqiptarë, që u finalizua me përkrahjen nga FIBA Europa.

    Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ishin ata që u futën në histori, duke nënshkruar marrëveshjen më të rëndësishme në basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan FrontOnline.

    Logo u prezantua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa kishte shumë mysafirë të veçantë si Turgay Demirel, president i FIBA Evropës dhe ministret në atë kohë, Vlora Dumoshi dhe Besa Shahini.

    Një lajm që pushoi mediat sportive në dy vendet. Një moment i shumëpritur për shumë shqiptarë. Një moment historik.

    Viti i parë ishte i vështirë për shkak të pandemisë Covid 19 që pushtoi botën dhe ndali shumë gara botërore, por gjithsesi edicioni i parë u zhvillua në formë të Final 8. Rahoveci dhe Durrësi ishin qytetet mikpritëse, ku në fund triumfoi Golden Eagle Ylli, ndërsa Erjon Kastrati u zgjodh MVP.

    Këtë vit priten shumë risi, si Superkupa Mbarëkombëtare dhe Liga në konkurrencën e femrave, e shumë risi në vitet në vazhdim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark