×
Show / Fashion

Njerëzit e shëndoshë janë dy herë me të rrezikuar nga këto lloje të kancerit

Insajderi
12 August 2019 - 11:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndikimi që obeziteti ka në shkaktimin e kancerit është duke u rritur, shkruan Dailymail.

Njerëzit me mbipeshë janë dyfish më të rrezikuar nga sëmundja e kancerit në krahasim me ata që kanë një peshë normale. Krahas duhanit, tanimë edhe obeziteti është një nga faktorët, që e shkaktojnë kancerin dhe I vendosin njerëzit në rrezik më të madh të preken nga kjo sëmundje.

Llojet e kancerit si: kanceri ovarian, kanceri I veshkëve,I zorrës së trashë dhe kanceri ezofagial janë disa nga llojet e kancerit të cilat më së shumti ndikohen nga obeziteti.

“Edhe pse fokusi është në gjetjen e metodave për ta trajtuar këtë sëmundje, shumë njerëz nuk e kuptojnë që obeziteti është duke e shkaktuar atë”, tha Simon Stevens, shefi ekzekutiv I Shërbimit Kombëtar të Shëndetit.

Në studimin e fundit të bërë me shumë pacientë, është vërejtur se shumica, që ishin të diagnostikuar me këtë sëmundje ishin me mbipeshë. Sipas informacioneve, mbiopesha e rrist rrezikun e kancerit të veshkëve për 59%, të kancerit të zorrës së trashë për 44%, dhe të kancerit të pakreasit për 10%.

Krahas rritjes së rrezikut për kancer, obeziteti tanimë dihet që e rrit edhe rrezikun e prekjes nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark