×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Njëri përfundon në spital, tjetri arrestohet- Policia jep detaje për rrahjen në bufenë e RTK-së

    Insajderi
    13 March 2024 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona janë rrahur fizikisht sonte në bufenë e RTK’së, ku i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se është intervistuar një person në cilësinë e të dyshuarit, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

    I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    “Sot  rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në një bufe në rrugën Xhemajl Prishtina, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e policisë po intervistohet  një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark