×
  • Lajme
  • Lajme

    Njëri prej të plagosurve mbrëmë në Pejë është ushatar i FSK-së

    Insajderi
    23 May 2024 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jetnis Berisha është njëri nga të plagosurit mbrëmë në Pejë. Ai bashkë me babain e tij dhe vëllaun u plagosën nga 21 vjeçari Agron Gashi, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

    Jetnisi është edhe pjestar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo vërtetohet edhe në postimet e tij në rrjetet sociale. I uniformuar dhe në duar me kallashnikov të FSK-së, janë disa nga fotografitë e publikuara nga Jetnis Berisha.

    Derisa, tashmë është arrestuar edhe i riu Agron Gashi, që dyshohet se është personi që i plagosi tre persona mbrëmë në qendër të Pejës.

    Arrestimi i tij është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

    Derisa, njëri nga tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Specialisti i Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv, Abdullah Hajdari, tha se gjendja e njërit nga të plagosurit në Pejë është shumë e rëndë.

    Hajdari tha se pacienti që është në mjekim intensiv ka lëndime në regjionin ë këmbë së majtë dhe regjionin e barkut të cilat ia rrezikojnë jetën.

    Hajdari po ashtu shtoi se pacienti është në gjendje të shokut hemorragjik, pavarësisht që tek i njëjti është intervenuar për rreth 6 orë në trajtimin e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

    “Njëri nga të plagosurit është i hospitalizuar nga orët e mëngjesit në Klinikën e Mjekimit Intensiv. Ai po qëndron i intubuar, dmth është në ventilim mekanik, është në gjendje shumë të rëndë sepse ka lëndime nga arma e zjarrit në regjionin e këmbës së majtë dhe regjionin e barkut të cilat po ia rrezikojnë jetën. Rreth 6 orë është punuar mbrëmë deri në orët e mëngjesit, 4 ekipe të kirurgëve, anesteziologë, kirurgu vaskular, ortopedi, urologu, por të shohim tutje, ende mbetet kritike, është në gjendje të shokut hemorragjik”, tha Hajdari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark