×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Njeriu i momentit te Ballkani, Ermal Krasniqi pret ndeshje të vështirë me Prishtinën

    Insajderi
    26 August 2021 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ermal Krasniqi ka nisur kampionatin e ri ashtu siç e përfundoi të kaluarin, duke shënuar gola të rëndësishëm për Ballkanin në Superligë, shkruan Insporti.com.

    Mesfushori sulmues i Ballkanit, Krasniqi është ndër futbollistët kryesorë të skuadrës së Bekim Isufit dhe duket se edhe në këtë sezon skuadra nga Theranda do varet nga golat e tij.

    Në një prononcim për Insportin, Krasniqi ka deklaruar se ndeshja me Prishtinën do të jetë e vështirë pasi ka një skuadër cilësore.

    Krasniqi shënoi dy golat e parë për Ballkanin në barazimin 2:2 me Dukagjinin në xhiron e parë të Superligës.

    Në sezonin e kaluar, Krasniqi shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi i cili besoi dhe i dha hapësirën e duhur në skuadër.

    Ballkani të dielën do të udhëtojë në kryqytet për ta zhvilluar derbin me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 17:00.

    Shënove dy gola në ndeshjen e parë, cilat janë synimet e juaja këtë sezon?

    Jam i lumtur me golat.

    Synimet e mija janë që të vazhdoj të shënoj gola sa më shumë që të ndihmojë ekipin në objektivat që kemi.

    Duket se po ndiheni më rahat nën drejtimin e trajnerit Isufi, se sa me Shkëmbin? nuk ka preferuar të përgjigjet…

    Ndeshja me Prishtinën e vështirë, a mendon se do të thuash fjalën kryesore?

    Ndeshja me Prishtinën na pret një ndeshje shumë e vështirë duke parë cilësinë që ka Prishtina në ekip por ne do të shkojmë të japim maksimumin dhe të shfaqim lojë të mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark