×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Njeriu i sëmurë”, Erolld Belegu në hall, shqetësohet nga një person i çuditshëm

    Insajderi
    03 April 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biznesmeni i njohur, Erolld Belegu ka treguar se po synohet që në emër të tij të mashtrohen qytetarët.

    Ai përmes disa postimeve në “Instagram” ka treguar se një person po shtiret kinse është ai duke dashur kështu të përfitojnë duke përdorur identitetin e tij.

    Belegu ka publikuar bisedat në të cilat mund të kuptohet se personi që po i shqetëson të tjerët i ofron atyre bashkëpunim dhe dhurata.

    Për t’i bindur që të bien pre e mashtrimit personi i dyshuar përdorë një numër ku paraqitet si Erolld Belegu.

    Vetë biznesmeni, personin në fjalë e ka quajtur si të sëmurë.

    “Rrenc, i sëmurë debil”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark