×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Njeriu që parashikoi saktë vdekjen e Mbretëreshës jep një paralajmërim për Mbretin Charles III

    Insajderi
    14 September 2022 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një burrë që me sa duket parashikoi datën e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II ka dhënë gjithashtu një paralajmërim për Mbretin e ri Charles III.

    Logan Smith, i cili shkon me emrin Twitter @logan_smith526, fillimisht postoi në muajin korrik se monarku më jetëgjatë i Mbretërisë së Bashkuar do të vdiste më 8 shtator të vitit 2022, raporton The Mirror.

    Mesazhi i Smith tani është bërë viral, raporton dailystar, pasi ai gjithashtu pohoi në të njëjtin postim se Mbreti Charles do të vdiste më 28 mars të vitit 2026.

    Përdoruesi e bëri llogarinë private pasi postimi filloi të përhapet në internet dhe që atëherë është pezulluar nga Twitter, transmeton Telegrafi.

    Pamjet e parashikimit u shpërndanë në platforma të ndryshme të mediave sociale, përfshirë nga një përdorues i TikTok i quajtur @zukosburnteye, i cili postoi video me një shprehje të tronditur në fytyrën e saj.

    Përdoruesi, i cili dukej se quhej Hailey, tha në mbishkrimin, “RIP to Logan. E di që britanikët po vijnë për të”.

    Videoja e shkurtër fitoi më shumë se 91 mijë pëlqime pasi përdoruesit lanë komente në lidhje me tweet-in, me disa duke besuar se mund të ndodhë dhe të tjerë që pretendojnë se nuk do të ndodhë.

    Mbreti Charles III, 73 vjeç, u bë automatikisht mbret sapo nëna e tij vdiq. Monarku i ri lindi më 14 nëntor 1948 si më i madhi nga katër fëmijët e Mbretëreshës dhe Filipit.

    Ai besohej se kishte qenë më i afërt se kurrë më parë me nënën e tij, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare, gjatë muajve të saj të fundit.

    Funerali i mbretëreshës do të bëhet të hënën, më 19 shtator në orën 11:00 në Westminster Abbey.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark