
Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar në rajonin e Gjakovës i cili ishte në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar, shkruan Gazeta Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai tha për Insajderin se deri me tani nuk kanë informacione se për çfarë arsye ishte në kërkim nga policia.
“Në orët e pasdites në rajonin e Gjakovës, Policia e Kosovës përmes njësitit të saj FAST- që vepron në kuadër të zyrës për bashkëpunim nderkombëtar, mbështetur edhe nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore”, ka thënë Daut Hoxha zëdhënës i PK-së.