Meqenëse maskat e fytyrës u bënë të detyrueshme për shumicën e aktiviteteve të përditshme si hyrja në dyqane, përdorimi i transportit publik, frekuentimi i ambienteve të mbyllura etj, gjithmonë sigurohemi të kemi një të tillë para se të dalim jashtë.
Megjithatë, duhet ta pranojmë që të gjithëve na ka ndodhur ta harrojmë të paktën një herë maskën. Dhe vetëm kur jemi kujtuar papritur me vrap në farmacinë më të afërt.
E dini se cila mund të jetë zgjidhja e një problemi të tillë? Një veshje me maskën të bashkëngjitur. Po, stilistët kanë menduar për ju që harroni gjithçka!
Ky fustan me një maskë të bashkëngjitur në pjesën e fytyrës, duket se është e ardhmja e modës gjatë pandemisë.
Në dukje ky është një fustan i zi mjaft i thjeshtë, por ju siguron që do ta keni gjithmonë maskën tuaj me vete. Fustanin mund ta gjeni te PrettyLittleThing për 21€ dhe është një zgjidhje interesante dhe shumë ‘fashion’.