Pushuesit së shpejti do të mund të lundrojnë me mega jahtin mbi 150 metra të gjatë, që posedon helikopter, hidroplan, pishinën në natyrë dhe shtretërit në natyrë për të fjetur nën qiellin me yje.
Kompania norvegjeze Sea Dream Yacht Club është duke zgjeruar flotën e saj me Sea Dream Innovation, për të cilin thotë se është një jaht i ri revolucionar që do ta prezantoj në konceptin e jahteve globale.
Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin jahtin që do të peshojë 15,600 tonë bruto dhe do të ketë 110 suita me pamje nga oqeani si dhe do të ketë nëntë kuverta të veçanta, e çmimi për një udhëton do të kushtoj nga 32 mijë funte.
Akomodimi është momenti i preferuar i pushuesve për faktin se suitat janë shumë luksoze dhe pushuesit mund të flenë në shtretërit në natyrë nën qiellin me yje.
Jahti Sea Dream Innovation pritet të jetë i gatshëm për lundrim deri në shtator të vitit 2021 dhe gjatë udhëtimeve do të lundroj në të shtatë kontinentet, duke vizituar kështu 200 porte detare dhe 49 vende të ndryshme.