Personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, është Refki Hajzeri, shkruan Insajderi.
34 vjeçari prej kohësh me veturën e tij BWM ngjyrë e gjelbër ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.
Tashmë ai është arrestuar e vetura i është sekuestruar.
Nga fotografitë që publikon nëpër rrjetet sociale vërehet se “Papi Chulo” e ka një fiksim me ngjyrën e gjelbër.
Detaje për ndalimin e tij ka dhënë Policia e Kosovës
Në dosjen e policisë ndaj Refki Hajzerit figurojnë 225 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.
“Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë nga ana e policisë i figurojnë 225 gjoba”, tha Ahmeti.
“Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrësit tjerë në trafik”, deklaroi ajo.
“Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohësisht automjeti”, përfundoi zëdhënësja e Policisë shkruan Insajderi.