×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Njoftimi i radhës nga MASHT për bursa e studentëve të UP-së

    Insajderi
    06 November 2023 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se sot mbyllet thirrja për mbështetje financiare për studentë.

    MASHTI ka bërë të ditur se thirrja për 5 skema të bursave të ndryshme për studentët e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës do të mbyllet në orën 16:00.


    “Për rimbursimin e studentëve për vitin akademik 2023/2024 janë buxhetuar 3 milionë euro”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se sot në ora 16:00, mbyllen thirrjet për 5 skema të bursave të ndryshme për studentët e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës.

    1. Bursa për vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve. Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/435

    2.-Bursa për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor. Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/434

    1. Bursa për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9.Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/318

    4.-Bursa për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master. Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/318

    5.-Bursa për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master. Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/408p

    Ftojmë të gjithë studentët e 5 kategorive më lartë, të aplikojnë deri në ora 16:00.

    Suksese!.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark