×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Njoh vetëm katër moderatore shqiptare”, ylli turk zbulon mendimin e Almedës për Luanën

    Insajderi
    21 November 2022 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur. Ish miss-i shqiptar është e martuar prej disa vitesh me aktorin e njohur turk, me të cilin ka dy fëmijë.

    Së fundmi, dyshja e njohur kanë qenë në Shqipëri ku dhe kanë dhënë një intervistë për emisionin e Luana Vjollcës.

    Në lojën e fundit, ku të ftuarit duhet të fusnin këmbët në kutitë që mbanin gjallesa, apo tu përgjigjeshin pyetjeve pikante, ka patur mjaft të papritura.

    Almeda Abazi është vënë në siklet teksa është pyetur se cilën quan moderatoren më të mirë shqiptare dhe atë që nuk e pëlqen. “Luana Vjollca është më e mira”- ka thënë showgirl-i.

    Por pasi Luana tha se nuk mund të përmenden emrat e personazheve që ndodhen në skenë, ka ndërhyrë Tolgahan i cili ka thënë që për Almedën është më e mira, pasi ajo i ka folur shumë për të.

    Më tej Almeda ka treguar se nuk mund të bëj një ndarje të moderatores nuk i pëlqen se njeh vetëm katër moderatore shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark