×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Njohja e avokatëve të Kosovës nga Gjermania, MD sqaron procesin e anëtarësimit

    Insajderi
    15 August 2023 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Drejtësisë (MD) ka dhënë detaje rreth lajmit për njohjen e avokatëve të Republikës së Kosovës nga Gjermania, duke sqaruar edhe procesin e anëtarësimit të tyre në Gjermani.

    Përmes një njoftimi, MD thotë se me ndryshimin e urdhëresës për zbatimin e nenit 206 të Ligjit Federal të Avokatëve, avokatëve nga Republika e Kosovës iu njihet statusi si avokat të huaj, të cilët mund të mbartin emërtimin e tyre profesional (“avokat”) dhe mund të ju ofrojnë personave fizikë dhe juridikë shërbime ligjore në fushën e të drejtës së shtetit ku janë të licencuar si avokatë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Po ashtu, theksohet se me këtë ndryshim, avokatët nga Republika e Kosovës do të kenë të njëjtin status me avokatët ndërkombëtarë sikurse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët gjithashtu janë pjesë e nenit 206 të Ligjit Federal të Avokatëve.

    “Procesi i anëtarësimit të avokatëve të huaj në Gjermani bëhet përmes Odës së Avokatëve në landin përkatës. Dokumentacioni i nevojshëm varion ndërmjet odave të ndryshme të landeve gjermane. Por, përgjithësisht ndër dokumentet kryesore të nevojshme është dëshmia që pala e interesuar është e licencuar si avokat/avokate në Odën e Avokatëve të Kosovës, leja e qëndrimit në Gjermani, CV, dëshmi mbi gradën akademike, pajisja me sigurim profesional dhe dokumente tjera sipas kërkesave individuale të Odës së landit përkatës. Pas aplikimit, Oda përkatëse vendos për pranimin e avokatëve të huaj, duke pajisur me kutinë postare elektronike të avokaturës që e posedon çdo avokat në Gjermani”, thuhet në njoftim.

    Ministria thotë se ky ndryshim shënon një hap të rëndësishëm të bashkëpunilit mes Kosovës dhe Gjermanisë, dhe se vendimi erdhi pasi Oda e Avokatëve të Gjermanisë në qershor 2023 ka dhënë një vlerësim pozitiv për pranimin e avokatëve kosovarë.

    Njoftimi i plotë i Ministrisë së Drejtësisë:

    Gjermania njeh avokatët nga Republika e Kosovës

    Ditë më parë, Ministria e Drejtësisë së Republikës Federale të Gjermanisë, ka publikuar Urdhëresën e dymbëdhjetë përmes së cilës ka ndryshuar urdhëresën për zbatimin e nenit 206 të Ligjit Federal të Avokatëve (Bundesrechtsanwaltsordnung; BRAO).

    Neni 206 i Ligjit Federal të Avokatëve është baza ligjore për njohjen e avokatëve nga Republika e Kosovës në Gjermani. Ky paragraf iu mundëson avokatëve nga shtetet jashtë Gjermanisë të bëhen anëtarë të Odave të Avokatëve në Gjermani dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre si avokat të huaj.

    Me këtë ndryshim, avokatëve nga Republika e Kosovës iu njihet statusi si avokat të huaj, të cilët mund të mbartin emërtimin e tyre profesional (“avokat”) dhe mund të ju ofrojnë personave fizik dhe juridik shërbime ligjore në fushën e të drejtës së shtetit ku janë të licencuar si avokat.

    Me këtë ndryshim, avokatët nga Republika e Kosovës do të kenë të njëjtin status me avokatët ndërkombëtarë sikurse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët gjithashtu janë pjesë e nenit 206 të Ligjit Federal të Avokatëve.

    Procesi i anëtarësimit të avokatëve të huaj në Gjermani bëhet përmes Odës së Avokatëve në landin përkatës. Dokumentacioni i nevojshëm varion ndërmjet odave të ndryshme të landeve gjermane. Por, përgjithësisht ndër dokumentet kryesore të nevojshme është dëshmia që pala e interesuar është e licencuar si avokat/avokate në Odën e Avokatëve të Kosovës, leja e qëndrimit në Gjermani, CV, dëshmi mbi gradën akademike, pajisja me sigurim profesional dhe dokumente tjera sipas kërkesave individuale të Odës së landit përkatës. Pas aplikimit, Oda përkatëse vendos për pranimin e avokatëve të huaj, duke pajisur me kutinë postare elektronike të avokaturës që e posedon çdo avokat në Gjermani.

    Ky ndryshim shënon një hap të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermaninë në fushën e drejtësisë. Oda e Avokatëve të Gjermanisë nga viti 2018 ka penguar vazhdimisht pranimin e avokateve kosovarë, duke shprehur opinione negative për cilësinë e tyre, ndërhyrje politike dhe në pavarësinë e tyre. Por, e njëjta odë në qershor 2023 ka dhënë një vlerësim pozitiv për pranimin e avokatëve kosovarë, i cili është mbështetur fuqishëm edhe nga Ambasada gjermane ne Prishtinë dhe MPJ gjermane. Pra, të njëjtin status që kanë avokatët kosovarë në Gjermani, avokatët e huaj e gëzojnë këtë të drejtë prej vitesh në Republikën e Kosovës në përputhje me nenin 40 të ligjit Nr. 04/L-193 për Avokatinë.

    Tek pas vlerësimeve pozitive të këtyre institucioneve erdhi tek lëshimi i Urdhëresës nga ana e Ministrisë Federale të Drejtësisë”.

    MD ka publikuar edhe vegëzat për aplikacionin përkatës sipas 206 BRAO dhe listën e dokumentacionit të neojshëm për disa nga Odat më të mëdha rajonale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark