×
  • Showbiz
  • Show

    Noizy i prin listës së këngëve më të dëgjuara përgjatë këtij viti – Ja kush vjen pas tij

    Insajderi
    01 January 2024 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viti që lamë pas ishte shumë i suksesshëm për shumë këngëtarë dhe reperë shqiptarë që sollën projekte në tregun muzikor. Shumë nga këngët e tyre u pëlqyen dhe arritën numër të lartë shikueshmërie në YouTube.

    Duke qenë se YouTube është rrjeti më i madh i videove në Internet, klikimet në këtë kanal tashmë janë shndërruar në një “valutë” të re matëse për suksesin e një projekti muzikor.

    Por edhe pse i keni dëgjuar shumë, ndoshta nuk e keni ditur se cilat janë ato të cilat kanë arritur më shumë shikime në kanalin zyrtar “YouTube”.

    Këto janë këngët shqip me të klikuara për vitin 2023:

    1.Listën si më i klikuari e kryeson rep-artisti shqiptar nga Durrësi, Noizy. Kënga me më së shumti klikime është ‘Jena Mbretër 2‘, e cila u publikua me 14 prill 2023 dhe numëron gjithsej 49 milionë e 826 mijë e 562 klikime në YouTube.

    2. Noizy përsëri. Kësaj here në bashkëpunim me reperin e njohur nga Lushnja, Stresin. Kënga e titulluar ‘Medalioni‘ ka arritur gjithsej 39 milionë e 085 mijë e 315 milionë klikime, duke arritur kështu si kënga e dytë më e klikuar në gjuhën shqipe.

    3. Në pozitën e tretë është projekti i suksesshëm i këngëtares nga Podujeva, Dafina Zeqiri dhe reperit nga Prishtina, Ghetto Geasy. Bashkëpunimi i tyre me titull ‘Flaka‘ ka arritur plot 38 milionë e 460 mijë 691 klikime.

    4. Dafina Zeqiri pozicionohet edhe në vendin e katërt me këngën ‘Si mua‘, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtarin Elgit Doda. Kjo këngë arriti 36 milionë e 129 mijë e 113 klikime.

    5. Kënga me titull “A m’don‘, nga reperi drenicak Don Xhon është e pesta me radhë për nga klikimet. Ky projekt mblodhi 35 milionë e 942 mijë e 467.

    6. Kënga e gjashtë më e klikuar është ajo e këngëtarit, Butrint Imeri ‘Diskoteka‘ me gjithsej 35 milionë e 434 mijë e 280.

    7. Në vendin e shtatë është përsëri këngëtari i njohur nga Mitrovica, Butrint Imeri. Kësaj here me këngën ‘Moj dashni‘, e cila arriti 35 milionë e 280 mijë e 240 klikime.

    8. Dyshja e hiteve, Yll Limani dhe Dafina Zeqiri kanë arritur 33 milionë e 176 mijë klikime me këngën ‘Kaje‘, e cila u publikua në qershor të këtij viti.

    9. Kënga ‘Pa mu’ nga Dhurata Dora hyn në listë si e nënta me më së shumti klikime në platformën YouTube. Ky projekt u klikua plot 33 milionë e 107 mijë herë.

    10. Dhurata Dora e përmbyll edhe listën e 10 këngëve më të klikuara të vitit. Kënga e titulluar ‘Besame‘ ka arritur plot 28 milionë e 942 mijë klikime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark