×
  • Showbiz
  • Show

    Noizy lë pas krahëve sherrin me Cllevion, zbulohet surpriza që ka përgatitur për fansat

    Insajderi
    18 April 2023 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Noizy dhe Cllevio kanë disa ditë që janë në qendër të mediave për konfliktin mes tyre. Ishte Noizy ai i cili kishte ngritur padi kundrejt Cllevios pasi që i njëjti ka kërcënuar atë dhe babain e reperit nga TikTok-u.

    Mirëpo, me anë të një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, Noizy tregoi se ka tërhequr padinë. Pas këtyre lajmeve, duket se Noizy do të përqëndrohet te muzika dhe tek surprizat për fansat.

    Raportohet se Noizt do të sjellë koncertin “Alpha Show” në Zvicër. Ky koncert pritet të mbahet në muajin qershor dhe do të performojnë edhe shumë yje të tjerë të njohur të muzikës.

    Me siguri pjesë e saj do jetë edhe Loredana, e cila jeton në Zvicër e me të cilën ka bashkëpunime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark