×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Noizy me këtë veprim e rrezikon jetën në xhirime

    Insajderi
    21 November 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i njohur, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, prej disa ditësh na ka bërë me dije se është bërë pjesë e filmit “Trouble Shouters”.

    Xhirimet e filmit kanë nisur dhe po zhvillohen në Tiranë, teksa një pjesë e tyre do mbahet edhe në Gjermani.

    Noizy dhe Blerimi thuhet se do të interpretojnë rolin e dy detektivëve, teksa pjesë e kastit do të jenë edhe aktorë të njohur shqiptarë, si Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi, etj.

     Nuk do mungojnë edhe figurat publike si, Blendi Fevziu apo Loredana.

    Një video e shpërndarë sot nga Noizy në mediet sociale ka lënë gojëhapur ndjekësit, kjo pasi reperi ka xhiruar një skenë goxha të guximshme, duke u shfaqur i varur në një vinç disa metra të lartë tokës.

    “Nëse s’ka rrezik, nuk është qejf”, shkruan Noizy krahas videos.

    @noizyking No risk no fun #troubleshooters ♬ original sound – Noizy

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark