×
  • Showbiz
  • Show

    Noizy publikon një pjesë të këngës së re që pritet të dal së shpejti

    Insajderi
    27 April 2023 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Duket se kjo është stina e projekteve të reja për reperin Noizy, që po i nxjerr njëri pas tjetrit e po mban të karikuar publikun.

    Ai po përdor platformat e tij në rrjete sociale për të promovuar këngët e reja, ndërsa e fundit do të titullohet “All in”.

    Ky projekt është publikuar fillimisht si një demo në llogarinë e reperit në Instagram dhe duket se fansat e dashuruan menjëherë!

    Kohët e fundit, Noizy po tregohet tepër “i butë” në tekstet e tij, me fjalë të ëmbla e përkëdhelëse me të cilat i drejtohet vajzave. E duket se këto të fundit po i pëlqejnë tepër këto tekste!

    Teksa i kushton vëmendje karrierës së tij, Noizy po kalon edhe disa “peripeci” të tjera dhe këtu e kemi fjalën për ngjarjet me Cllevion.

    Këtë të fundit, ai e denoncoi në polici pasi e përndiqte dhe i shkaktonte ankth, por revolta e publikut e detyroi Noizy-n të pendohet e të tërheqë denoncimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark