×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • LifeStyle

    Nokia merr kontratë nga NASA për të vendosur rrjetin 4G në Hënë

    Insajderi
    19 October 2020 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa NASA dëshiron të kthehet në Hënë deri në vitin 2024 përmes misionit Artemis, ajo dëshiron që Nokia të krijojë një rrjet komunikimi 4G për komunikim të besueshëm dhe efikas.

    Për të krijuar një bazë në Hënë për misionin e ardhshëm Mars, astronautët do të kenë nevojë për një rrjet komunikimi më të mirë, kështu NASA ka vendosur t’i japë një kontratë disa milionëshe Nokia për të krijuar një rrjet komunikimi 4G në Hënë.

    Nokia do të marrë bekimet e NASA-s për sa i përket një financimi prej 14.1 milionë dollarësh.

    Investimi ishte pjesë e projekteve hulumtuese të sipërfaqes hënore të NASA-s prej 370 milionë dollarësh. I quajtur si programi Tipping Point, NASA dëshiron të financojë kompani private për të zhvilluar teknologji që do të ndihmojnë në ngritjen e një baze në Hënë para se astronautët të kthehen në shkëmbin hapësinor në 2024 përmes misionit Artemis.

    “Ne duam të ndërtojmë infrastrukturën hënore që do të mundësojë një partneritet ndërkombëtar për koalicionin më të madh, më të gjerë, më të larmishëm të hulumtuesve dhe eksploruesve në historinë e njerëzimit,” tha administratori i NASA Jim Bridenstine.

    Aktualisht, komunikimi midis landerit dhe rovers bëhet përmes radio valëve të gjeneratës së parë. Edhe gjatë misioneve Apollo (1969-1972), NASA u desh të mbështetej në komunikimin radio duke përdorur transmetuesit dhe stacionet bazë për transmetimin e mesazheve.

    Por, ndërsa NASA dëshiron të dërgojë astronautët përsëri në Hënë dhe të vendosë një bazë deri më 2028, do të duhet teknologji më e mirë që ata të qëndrojnë për një kohë më të gjatë. Me teknologjinë e komunikimit 4G, NASA shpreson se Nokia mund të sigurojë një platformë efikase dhe të besueshme në Hënë.

    “Sistemi mund të mbështesë komunikimet e sipërfaqes hënore në distanca më të mëdha me shpejtësi të rritur dhe të sigurojë më shumë besueshmëri sesa standardet aktuale,” njofton NASA në lidhje me kontratën, raporton United Press International (UPI).

    Për të vendosur rrjetin në Hënë, Nokia do të testojë pajisjet aktuale të komunikimit tokësor 4G dhe do të modifikojë sistemet që t’i përshtaten mjedisit hënor. Rrjeti 4G do të përdoret jo vetëm nga rovers, por edhe nga astronautët në bazën e propozuar hënore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark