13:13 - 24 Tetor 2022

Këngëtari e moderator kosovar Robert Berisha ka ndarë një foto që ngjalli reagime të shumta.

Nga një moment romantik, ai bëri një përshkrim duke vënë në fokus shkronjën L dhe R, të cilat kanë ngritur dyshimin se janë për emrin e Lauretës dhe Robertit. Por, ende nuk ka konfirmim zyrtar nga dyshja.

“Majtas dhe djathas përgjithmonë”, shkroi në mbishkrimin e imazhit ku ka theksuar inicialet (L) dhe (R).

Ndërsa këngëtarja Nora Istrefi e ftuar tek “Më lër të flas” kishte folur për ndarjen me Robertin.

Ajo ka treguar se vendimi ka ardhur pas një kohe shumë të gjatë bashkë. Nora u shpreh se vendimi ka qenë i vështirë për të dy, mirëpo erdhi për të mirën e vajzës.

E pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi.

Tags: ,