×
  • Lajme
  • Lajme

    Normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë njohje e Kosovës, deklaron Daçiq

    Insajderi
    23 November 2023 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se për Serbinë asnjëherë “nuk ishte e kontestueshme normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën”. Por, ai thotë se normalizimi s’do të thotë njohje e Kosovës.

    Daçiq ka folur pas takimit me ministren e jashtme belge Hadja Lahbib.

    “Këto janë dy gjëra të ndara. Kjo e fundit nuk është diskutuar asnjëherë dhe as Serbia s’ka rënë dakord me këtë”, ka thënë Daçiq në konferencë për media.

    Ai ka thënë se në vitin 2013 ka nënshkruar marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve.

    “Pra, ne presim që pala prishtinase t’i përmbushë obligimet e veta. Dhe për sa i përket Beogradit, ne do të qëndrojmë konsekuent në dëshirën që dialogu të përparojë”, ka thënë Daçiq.

    Ai ka thënë se Asociacioni është parakusht.

    “E theksoj këtë, sepse AKS-ja është parakusht për normalizimin e mëtutjeshme të marrëdhënieve dhe normalizimin e situatës”, tha Daçiq.

    E ministrja belge Lahbib ka thënë se vetëm nëpërmjet dialogut mund të arrihet deri te një normalizim.

    “Ne e dimë nga përvoja se vetëm përmes dialogut mund të përparojmë në një mënyrë që është e pranueshme për të gjithë”, ka thënë Lahbib.

    Ajo ka thënë se BE-ja kërkon shtensionim dhe një riangazhim për normalizim të marrëdhënieve.

    Ajo ka thënë se të premten në Prishtinë do të diskutojë po ashtu për dialogun dhe do të përçojë mesazhin e njëjtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark