×
  • Lajme
  • Lajme

    Notat në telefon, prindërit informacion online për rezultatet e fëmijëve

    Insajderi
    15 February 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mjafon një telefon apo një kompjuter dhe në kohë reale mund të mësoni notat, mungesat, aktivitetet apo sjelljen e fëmijës suaj në shkollë, nga klasa e parë në të 12.

    Kjo përmes platformës digjitale SMIP.  Elisabeta Drita, mësuese e  tekonologjisë së informacionit në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë tregon si mund të keni qasje në të.

    Nxënësit nuk do të mundësi tu fshehin notat prindërve ndërsa këta të fundit nuk do të lënë punën për të shkuar në shkollë pasi  për çdo  detaj do të informohen përmes një e -maili.

    Ndërkohë që prindërit  tregojnë se ju ka lehtësuar punë mësuesit thonë se jua ka vështirësuar atë. Paralelisht me regjistrin në letër duhet të plotësojnë dhe atë elektronik.

    Sistemi i menaxhimit të informacionit të arsimit parauniversitar është një platformë në përditësim.

    Drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë Koltilda Jaupi tregon se  problemet që hasen iu referohen programuesve për ti zgjidhur.

    Në fund të vitit deftesat mund të merren online ndërsa për tu transferuar nga një shkollë në tjetrën nuk do të duhet më që dokumentacioni të dorëzohet dorazi./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark