Dritan Shakohoxha pritet të jetë njëri prej kandidatëve për president të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nga pas ka marrë edhe mbështetjen e Erion Veliajt.
Por Arjan Çani nxjerr në dritë një tjetër skenar, teksa ia thotë hapur komentatorit shqiptar në emisionin “Të Paekspozuarit” se Partia ka në plan ta përdorë për të sjellë më pas një të huaj në krye të FSHF-së.
“Doja të bëja një pyetje. Je i sigurt që nuk po përdoresh Shako? Sepse informacionet që burojnë këto kohë thonë se do të heqin ty nëse rrëzohet Duka. Partia ka në plan që të fus një të huaj në krye të FSHF që ka 10 vite që jeton në Shqipëri dhe ka pasaportë shqiptare”, ka thënë Arjan Çani./Sport Ekspres/