×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk do të ketë procedim të pagave” – Reagon Valon Syla: A u kurthun apet Qeveria a?

    Insajderi
    03 October 2022 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Valon Syla, ka reaguar ndaj deklaratës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se nuk do ketë procedim të pagave për grevistët.

    Sipas tij, qeveria ia ka shpallë luftë gjysmës së Kosovës, duke shtuar se nëse ky rast del në gjyq, humb qeveria,

    “As keni dashtë zgjidhje, as nuk keni bo dhe po e nxitni grevën me u kthy me inatin e mllefin tuaj” – shkroi Syla,

    Reagimi i plotë:

    A u kurthun apet Qeveria a? S’po i qesin rrogat.

    Hajde tash kallxoni kush pe bllokon pernime arsimin. Sindikata lëshoj pej, e ju po shihet që jeni fort të ligë. As keni dashtë zgjidhje, as nuk keni bo dhe po e nxitni grevën me u kthy me inatin e mllefin tuaj.

    Dykuptimësia e ligjeve, jo bon mos me ja qit rrogat grevistëve, jo s’bon, me gjyq si rast e humb Qeveria nëse paditet…

    I keni shpallë luftë ma shumë se gjysmës së Kosovës… keni shkelë keq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark