×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk do të ndalemi”, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

    Insajderi
    26 January 2022 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka mbaruar në Prishtinë protesta e paralajmëruar me anë të së cilës qytetarët po e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, të propozuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

    Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Qeverisë së Kosovë.

    Qytetarët, përveç sloganit dhe thirrjeve “Asnji cent ma shumë!”, mbajnë edhe pankarta tjera.

    “Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha njëra prej organizatoreve të protestës,

    Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.

    Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, ajo kujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”.

    “Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-it. Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, tha ajo.

    Në fund, protesta u shpall e mbyllur me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark