×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk do të paguajmë për heshtjen me paratë e qytetarëve”, i bie pishman Qeveria Kurti, lëshon një 20 mijëshe për dy media

    Insajderi
    05 May 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) u ka dhënë tender prej 20 mijë eurove dy televizioneve nacionale të Kosovës për emetimin e reklamave dhe shpalljeve, ku njëri prej tyre është i afërt me pushtetin aktual.

    Përkundër që shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi ka premtuar ndërprerjen e kontratave për media duke u zotuar se nuk do ta paguajnë asnjë cent, dy televizione, KTV dhe RTV21 do t’i përfitojnë nga 10 mijë euro nga ky tender.

    Javë më parë, Dalipi ka sulmuar mediat, konkretisht ato online duke thënë se Qeveria Kurti ka ndërprerë kontratat me portalet, pasi sipas tij, kjo metodë është aplikuar nga ish-qeveritarët për të “blerë” heshtjen e portaleve.

     “Por, dëshiroj dhe një herë ta përsëris, asnjë cent nuk do ta paguajmë në portale, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur dhe nuk do të paguajmë për heshtjen me paratë e qytetarëve”, shkruan ai ndër të tjera.

    Televizionet nacionale KTV dhe RTV21 janë përzgjedhur përfituese të një tenderi nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për t’i transmetuar shpalljet dhe reklamat e kësaj agjencie.

    KTV dhe RTV21 do t’i përfitojnë nga 10 mijë euro nga kjo kontratë me AKP-në.

    Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në Prokurimin Publik, këto televizione do t’i përfitojnë nga 2.50 euro për sekondë, për një shpallje të AKP-së.

    Kontrata do të jetë valide për 12 muaj, ndërsa nënshkrimi i saj pritet të bëhet të enjten, më 06 maj 2022.

    KTV, që pronare e ka Flaka Surroin, njihet si televizion i afërt me pushtetin aktual, shkruan Demokracia.com. Ky televizion shpesh herë e ka mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje edhe sa ishte në opozitë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark