×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Nuk do t’i lejoj ta bëjnë Kosovën të pavarur”

    Insajderi
    19 May 2023 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se s’do ta lejoj Kosovën që të bëhet e pavarur.

    Këtë deklaratë, Vuçiq e bëri duke iu referuar fuqive perëndimore të cilat i njohën zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

    “Nuk do t’i lë ta shkatërrojnë Serbinë, nuk do t’i lejoj ta bëjnë Kosovën të pavarur, ata nuk do ta udhëheqin politikën e jashtme të Serbisë”, tha Vuçiq nga një tubim në Pançevë, shkruan “Kossev”.

    Vuçiq foli edhe për betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, për të cilin tha se “jo rastësisht shqiptarët në Mitrovicë e kanë prezantuar sot kryetarin e tyre.

    “Kryetari që nuk mori as 3 për qind të votave dhe me 800 vota u bë kryetar i dhjetëra mijëra serbëve. Imagjinoni çfarë do të thoshin për Serbinë po të dilnin 3 për qind”, tha ai.

    Kujtojmë se tubimi i Vuçiqit në Pançevë po mbahet në të njëjtën kohë kur në Beograd po mbahet protesta “Serbia kundër dhunës”, për të cilën tha se ai nuk do t’u “shërbente të huajve për një grusht dollarë apo një mal me pushtet”, duke kritikuar opozitën për “keqpërdorim të tragjedisë”.

    Ai tha se opozita në Beograd janë të mbështetur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark