×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk du me shku në xhenetin e Shefqet Krasniqit”, Arbana Xharra reagon pas ofendimit të Shkurte Fejzës

    Insajderi
    19 February 2024 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetarja Arbana Xharra ka reaguar pas deklaratës së hoxhë Shefqet Krasniqit, i cili tha se Shkurte Fejza nuk është fetare dhe se ajo duhet të mendojë për vdekjen.

    “Une du me shku ne “xhehnemin” e Shkurte Fejzes, jo kurre ne “xhehnetin” e Shefqet Krasniqit”, ka shkruar Xharra në reagimin e saj.

    Arbana ka rikujtuar kohen kur në momentet më të vështira të Kosovës, zëri i Shkurte Fejzës u bë rezistencë me këngët e saj.

    “Shkurte Fejza në momentet me të vështira për Kosovën u bë zë i rezistencës me kengët e saj, duke e nxitur regjimin e Millosheviqit qe të ia ndalojë transmetimin e këngëve nga viti 1981 deri në 1983”.

    Tutje ajo ka thënë se hoxha Krasniqi me pas pushtet ia ndalon këngë Shkurte Fejzës sikurse ka bërë regjimi i Serbisë.

    “25 vjet pas mbarimit te luftës, Shefqet Krasniqi ia përmend vdekjen si “jo fetare” dhe i tregon se ku ka me i shku shpirti i saj. Dmth me pasë pushtet Shefqeti ia ndalon kangën, njëjte sikurse regjimi i Serbisë në 1981-ten”, ka shkruar Arbana.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark