×
  • Showbiz
  • Show

    Nuk duhet ta humbisni Almedën dhe Tolgahanin duke kërcyer “Napolonin”

    Insajderi
    26 October 2022 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj, megjithatë ajo nuk mungon në rrjete sociale kur herë pas here bën rubrikën e pyetjeve  për fansat e saj shqiptarë, ashtu siç ka bërë edhe këtë herë.

    Edhe në këtë intervistë virtuale, nuk kanë munguar pyetjet e ndryshme nga fansat e saj të shumtë.

    “A keni kërcyer kërcime tradicionale shqiptare?”– e pyet një fans/fanse Almedën.

    Abazi si një shqiptare e vërtetë jo vetëm që e ka kërcyer “Napolonin”, por e paska “djegur”.

    Modelja dhe aktorja ka ndarë një fragment në Instastory nga dasma e saj vite më parë, duke kërcyer së bashku me partnerin e saj turk, Tolgahan-in.

    Kujtojmë që Almeda ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të quajtur Efehan dhe Alina me aktorin e njohur turk

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark