×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Nuk është normale”, Kelmendi flet për mundësinë që dy zjarret në objektet e Elkos të jenë të qëllimshme

    Insajderi
    22 July 2023 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në mëngjes objekti i supermarketit ‘ETC’ që gjendet në Klinë është kapluar nga zjarri. Ky është rasti i dytë brenda katër muajve ku objekte të Elkos përfshihen nga zjarri.

    Pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi tha për Gazetën Insajderi se nuk i duket normale kjo. Ai tha se ka kërkuar hetime edhe përmes kamerave nga policia për të parë nëse zjarri është vënë qëllimisht.

    Isha për ta parë nga afër. Aty ishin policia, zjarrfikësit dhe e gjithë ekipa relevante. Dhanë mundësitë që kishin për mos ta lënë të zgjerohet zjarri por si duket është dëmtuar krejtësisht. Kërkova nga policia të hulumtojnë, të shikojnë kamera, të bëjnë hulumtime me të thella“, tha Kelmendi për Insajderin.

    Teksa shtoi se nuk ka marrë asnjë kërcënim dhe nuk ka informata nëse zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

    Nuk është normale që të ndodhin dy zjarre njëra pas tjetrës. Unë nuk kam ndonjë kërcënim as nuk kamë ndonjë informatë, por kërkesa është që të hulumtohet me thellë“, përfundoi Kelemendi.

    Një zjarr i madh në mars kishte përfshirë objektin e Elkos Center në Pejë. Aty tetë persona ishin helmuar nga tymi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark