×
  • Sport
  • Sport

    Nuk i shkoi në varrim, Neymar mundohet ta nderojë Pelen me një… fanellë speciale nga Parisi

    Insajderi
    12 January 2023 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmje speciale për Neymar, i cili pas polemikës pas mospjesëmarrjen e tij në funeralin e të madhit Pelé dhe pasi kreu skualifikimin me një ndeshje në Ligue 1, u rikthye në fushë me PSG-në.

    Braziliani startoi kundër Angers dhe dëshmoi se nuk e harron idhullin e tij “O Rei”. “I falur” nga familja e Peles, e cila shuajti menjëherë polemikat për mungesën e tij në funeralin e legjendës së futbollit, Neymar vendosi ta përkujtojë kështu lojtarin më të madh në historinë e futbollit brazilian.

    Përveç fanellës zyrtare të ndeshjes, ai kishte veshur një fanellë të bardhë me foton e legjendarit Edson Arantes Do Nascimento dhe shkrimin “Eterno” (i përjetshëm). Të njëjtën gjë bëri edhe Lionel Messi, duke iu bashkuar mikut dhe shokut të tij të skuadrës në përkujtimin e “O Rei”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark