Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka cilësuar të merituar fitoren e Llapit, teksa beson se skuadra e tij do të rikthehet të loja dhe fitoret.
Ballkani u mposht me rezultat të thellë 4-1 në shtëpi nga Llapi në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kjo humbje ka lënë shije të hidhur të therandasit, por trajneri i tyre, Daja nuk ka hezituar ta përgëzoj Llapin për fitoren.
“Pa i mohuar meritat e Llapit, pasi meritoi gjithçka, mund të them se e kemi ditur se do të vijë një ditë si kjo për shkak të intensitetit të ngjeshur prej 26 ndeshjeve”, ka thënë fillimisht Daja pas humbjes.
“Pas golit të parë, u tërhoqëm disi dhe kjo na kushtoi. Ajo që është më e mira është se pas tri ditësh kemi një ndeshje tjetër për t’u rikthyer aty ku ishim”.
“Nuk ishte fytyra e vërtetë sepse kemi bërë mirë si në kampionat ashtu edhe Evropë dhe besoj se duhet të kthehemi sa më shpejtë të loja jonë që dominojmë kundërshtarët”, përfundoi trajneri i Ballkanit.