×
  • Showbiz
  • Show

    Nuk ishte në dasmën e Arbër Hajdarit, flet Balina Bodinaku

    Insajderi
    20 October 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinionistja e “Big Brother Vip 1”, Balina Bodinaku ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në një intervistë në emsionin “Goca dhe Gra.”

    Gjatë kësaj jave qarkulloi në rrjet një lajm ku thuhej se kanë nisur bisedimet në lidhje me opnionistët e “Big Brother Vip Albania 2”, dhe se Balina Bodinaku nuk do të jetë në program. Sa i përket Arbër Hajdarit u tha se emri i tij ishte konfirmuar si opnionist i “BBV.”

    E pyetur nëse do të jetë sërish opinioniste e “Big Brother VIP 2”, ajo u përgjigj se nuk ka ende asgjë, por nuk e përjashtoi mundësinë.

    “Mund të kenë filluar bisedat për sezonin e dytë, por ende nuk kemi asgjë”- u shpreh Balina duke mos dhënë më shumë detaje.

    Kohët e fundit Balina Bodinaku mori vëmendjeedhe me mungesën e saj në dasmën e Arbër Hajdarit, ku ishin të ftuar një pjesë e mirë e stafit të “Big Brother Vip.” Gjatë intervistës së sotme në “Goca dhe Gra” moderatorja Fatma Haxhialiu e pyeti Balinën se përse nuk ishte e pranishme në dasmën e opinionistit tjetër të dhe ajo u përgjigj shkurt duke thënë se për këtë, “duhet të pyesni Arbrin”

    Kështu ajo la të kuptohej se marrëdhëniet e tyre nuk janë të mirë, të paktën aq sa Arbri ta ftonte në dasëm

    Biseda:

    Balina: Arbrin pse nuk e keni ftuar këtu në ‘Goca dhe Gra?’

    Fatma: E kemi ftuar, por ishte para dasme, pas dasme do ta ftojmë dhe do t’ia bëjmë pyetjen

    Balina: Pyeteni Arbrin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark