×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk jam i sigurt që më ka rrëmbyer UÇK” – deklarata e dëshmitarit të 35 në Hagë

    Insajderi
    13 November 2023 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “A më ka rrëmbyer Ushtria Çlirimtare nuk jam i sigurt”, ka thënë dëshmitari i 35 me radhë gjatë dëshmisë së tij ndaj Thaçit dhe të tjerëve, përcjell Insajderi.

    I njëjti është shprehur se dikush e ka rrëmbyer, por që nuk e din se kush e ka bërë.

    “Dikush me ka rrëmbyer, por se di kush”, tha ai.

    Tutje, kryetari i trupit gjykues Muenawl Mettraux ka vazhduar me pyetje.

    Mettraux e pyeti dëshmitarin lidhur me një person të quajtur Sahit Jashari.

    “A ju kujtohet që z. Ellis nga mbrojtja e z.Krasniqi ju pyeti në qoftë se ju kujtohet dikush që quhet Sahit Jashari, a ju kujtohet kjo pyetje që Ellis. A po thoni përpara trupit gjykues që nuk e dini dhe nuk iu kujtohet se kush është ky burrë, kush është ky njëri”, tha gjyqtari por që përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua.

    Gjyqtari paraqiti deklaratën që dëshmitari i kishte dhënë prokurorisë, mirëpo seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar.

    Kujtojmë se ky dëshmitar kishte pretenduar se është arrestuar dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së.

    Madje, në deklaratën e dhënë për ZPS-në, dëshmitari kishte thënë se pjesëtarët e UÇK-së e kanë rrahur me shqelma dhe me grushte.

    I njëjti kishte bërë kërkesë që të pranohet si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark