×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nuk janë bash normal”: Glauk Konjufcën e nervozon fjalimi i deputetit të Vetëvendosjes

    Insajderi
    16 March 2022 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në seancën ku deputetët kanë filluar të diskutojnë për Kodin Civil, ku parashihet edhe një Ligj i veçantë për martesat mes gjinive të njëjta, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka qenë i ashpër me deputetin e Vetëvendosjes, Burim Meta.

    “Duke u nisur nga princpiet bazike të Kushtetutës, të kemi kujdes që në Kuvend të mos shprehemi në mënyrë paragjykuese dhe stereotipike.

    “Në momentin kur personave të caktuar mendojmë që nuk janë bash normal edhe iu mungon dicka apo janë agresiv për arsye të caktuara të orientimit të tyre, kjo është paragjykuese dhe jam kundër kësaj. Kështu që iu kisha lutë në fjalimet e ardhshme të përmbaheni nga këto forma gjykumesh”, tha kryeparlamentari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark