×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Nuk je e mirëpritur këtu” – Gazetarja e CNN goditet nga palestinezët gjatë transmetimit live

    Insajderi
    22 October 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetarja e CNN, Sara Sidner, teksa raportonte nga Bregu Perëndimor mëngjesin e sotëm, u godit nga disa palestinezë.

    Ata vazhduan duke i thënë asaj: ‘Nuk je e mirëpritur këtu’ .

    Sidner është ndër gazetarët e rrjetit që kanë qenë në rajon që kur Hamasi filloi luftën më 7 tetor.

    Të premten, ajo po raportonte nga një rrugë në Bregun Perëndimor, një nga dy territoret palestineze, kur iu afrua një burrë i tërbuar edhe kërkonte largimin e saj, raporton Protothema.

    “Ju jeni një përkrahëse e gjenocidit. Nuk jeni të mirëpritur këtu!’, i tha gazetares njëri prej tyre duke iu afruar fytyrës së saj, ndërsa të tjerët rrethuan gazetaren.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark