×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nuk ka fitues në derbin e shqiptarëve, Torino e Lazio luajnë baras

    Insajderi
    23 September 2021 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja ndërmjet Torinos dhe Lazios ka përfunduar me rezultatin baras, 1:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme në kuadër të Serie A, raporton Insporti.com.

    Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesa e dytë përfundoi me dramë. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Torino nëpërmjet sulmuesit kroat, Marco Pjaca në minutën e 76-të.

    Kur të gjithë menduan se ndeshjen do ta fitonte skuadra vendëse, kështu nuk mendoi edhe Ciro Immobile I cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për rezultatin 1:1 në minutën e 90+1. 

    Pas kësaj ndeshje, Lazio ka grumbulluar tetë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Torino gjashtë.

    Kjo ndeshje ishte e veçantë për futbollistët shqiptarë të dy skuadrave, pasi ishte përballja e parë për këtë sezon.

    Megjithatë, në këtë ndeshje u aktivizuan vetëm Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi për Lazion.

    Hysaj kompletoi 90 minuta, ndërsa sulmuesi shqiptar nga Kosova, Muriqi, u inkuadrua në 11 minutat e fundit.

    Në bankën rezervë për Torinon ishin Etrit Berisha me Mërgim Vojvoda, ndërsa në bankën e skuadrës nga kryeqyteti italian, ishte Thomas Strakosha. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark