×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nuk ka kuorum as për votimin e marrëveshjes bilaterale me Luksemburgun

    Insajderi
    21 July 2021 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mungesë të kuorumit është shtyrë për më vonë votimi edhe i Projektligji për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II). Derisa pozita ofroi mbështetje për këtë projektligj, mbështetja mungoi nga partitë opozitare. Për miratimin e kësaj marrëveshje nevojiten 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Vetëm 70 deputetë kanë marr pjesë në votim.

    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati kërkoi që ky projektligj të mbështetet nga 2/3 e deputetëve sepse kjo ndikon në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe shtimit të kapaciteteve të institucioneve shëndetësore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark