×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nuk ka kuorum, Kuvendi dështon ta miratojë Ligjin për deklarimin e pasurisë

    Insajderi
    01 July 2022 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ne seancën e sotme plenare nuk ka arritur që në lexim të dytë ta miratojë Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

    Kjo pasi për votimin e këtij projektligji nuk pati kuorum.

    “59 deputetë kanë marrë pjesë në këtë votim, nuk ka kuorum për këtë Projektligj”, tha kryetari i Kuvendit, Konjufca.

    Ky projektligj solli debate në kuvend mes pozitës dhe opozitës, të cilët kërkuan që ky projektligj të kalohet në lexim të tretë.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i bëri thirrje që Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave të mos dërgohet në lexim të tretë, por të kalojë në leximin e dytë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark