Tashmë futbolli na ka mësuar me gjithçka. I kemi parë të gjitha llojet e gjërave, brenda dhe jashtë fushës. Fuqia e parasë ndikon shumë, madje edhe mundësinë për të debutuar në një ligë profesionale, pa luajtur kurrë futboll.
Ndodhi në Republikën Çeke, është historia e të riut Martin Podhajsky, student i drejtësisë dhe punonjës i ‘Viagem’, një kompani çeke që nga ky vit sponsorizon klubin bohem Ústí nad Labem.
Falë një çeku prej 500 mijë korona (që do të korrespondonin me mbi 20 mijë euro), dhënë nga babai i Martin për klubin bardheblu, djali do të debutojë në kategorinë e tretë kombëtare, duke veshur fanellën e skuadrës në një ndeshje zyrtare për të paktën dhjetë minuta.
“Martin nuk ka luajtur kurrë futboll, – tha presidenti i klubit çek, Premysl Kuban, – vetëm FIFA me playstation mendoj. Është e qartë se 500 mijë korona nuk të hidhen në tavolinë çdo ditë. Nëse dikush më jep një shumë të ngjashme, unë do të lejoj këdo që të luajë”.