×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Nuk ka ndodhur kund në dynja që me opinion ligjor të ndalen pagat”- BSPK paralajmëron padi ndaj Qeverisë

    Insajderi
    04 October 2022 - 13:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtuesi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka paralajmëruar padi ndaj Qeverisë. Ai ka thënë se BSPK-ja do të dërgoj padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Qeverisë nëse pagat nuk ekzekutohen deri nesër me 5 tetor.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Sefaj thotë se kjo çka iu ka ndodhur mësimdhënësve nuk ka ndodhur askund në ‘dynja’.

    “Nuk ka ndodhur kund në dynja që me opinion ligjor të ndalen pagat. Kjo është rrethanë e paparë. Kjo është tallje. Nëse nuk ekzekutohen pagat për mësimdhënësit deri me datën 5, me datën 6 ose 7 do ta dozojmë padinë me të cilën do ta padisim Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës dhe do të kërkojmë rikthimin e mjeteve dhe kamateve për vonesën duke përfshi edhe shpenzimet për ndihmë të avokatit”, u shpreh ai për Insajderin.

    As sot Qeveria e Kosovës nuk iu ka ekzekutuar pagat mësimdhënësve që morën pjesë në grevën e përgjithshme gjatë muajit shtator./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark