×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Nuk kam takuar një person në Kosovë që e lavdon Haki Abazin” – thotë deputetja e LVV-së

    Insajderi
    04 May 2023 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli ka komentuar përjashtimin e Haki Abazit nga Grupi Parlamentar, shkruan Insajderi.

    Ajo e ka e ka cilësuar Abazin si jobashkëpunues dhe që asnjë person që ka punuar me të nuk e ka lavdëruar.

    Sa i përket deputetit Haki Abazi, prej momentit kur ka filluar ky mandat nuk ka gjetur rahati. Sepse është egoja e tij, është person jo bashkëpunues, unë tani në Kosovë nuk kam takuar asnjë person me të cilët edhe ka punuar edhe ka bashkëpunuar, sidomos me organizatat joqeveritare, të cilat e lavdërojnë ose flasin për të se është bashkëpunues. Nuk ka qenë bashkëpunues prej fillimit. Nuk po themi se është bërë i keq”, tha Pacolli në Debat 7.

    Po ashtu, ajo ka thënë se si parti e kanë ditur që deputetët janë të ndryshëm dhe sipas saj, disa kanë interesa personale, disa kanë interesa që të avancojnë edhe vet si persona politik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark