×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nuk mbahet mbledhja e kryesisë, Kusari-Lila: I papranueshëm abstenimi i vazhdueshëm i opozitës

    Insajderi
    24 April 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk ka arritur të mbahet mbledhja e rregullt e kryesisë.

    Kusari-Lila, në një konferencë për medie, tha kjo është si pasojë e mungesës së anëtarëve të kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

    Ajo është shprehur se deputetët e opozitës në seanca dhe në mbledhje të kryesisë së Kuvendit janë duke abstenuar vazhdimisht për propozimet dhe projektligjet që bëhen.

    “E konsiderojmë totalisht të papranueshme dhe tërësisht jo të përgjegjshme abstenimin e vazhdueshëm të opozitës. Arsyetimet se pozita e mban përgjegjësinë se tashmë më nuk pinë ujë, për shkak se puna dhe përgjegjësinë që e marrin deputetët është miratimin e projektligjeve, me votimet e ndryshme të raporteve natyrisht edhe votimet në Kuvend”, ka thënë Kusari-Lila.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark