Konyaspori ka dështuar të ruajë epërsinë prej një goli, duke ndarë pikët me Trabzonsporin. Ndeshja përfundoi me rezultatin baras 2:2. Të tre futbollistët shqiptarë për Konyasporin, Zymer Bytyçi, Endrit Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi ishin titullarë, raporton Insporti.com.
Fjalën kryesore për skuadrën e Konyasporin e kishte mesfushori Çekiçi, i cili shënoi dy gola.
Miqtë gjetën të parët golin që në minutën e parë, por me një Endri Çekiçi në super formë, Konyaspor përmbys rezultatin.
Fillimisht ishte minuta e 20-të, ku fantazisti kuqezi barazoi shifrat me një super finalizimin të bukur brenda zonës. Në fillim të pjesës së dytë, ishte sërish Çekiçi që dërgoi topin në rrjetë.
Zymer Bytyçi, Endrit Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi janë futbollistë kyç për skuadrën turke në këtë sezon. /Insporti.com/