Me një fitore 3:0 kundër Monchengladbach, Leverkusen tregon ambiciet e mëdha në këtë sezon.
Granit Xhaka udhëheq me një performancë të lartë.
Xhaka me Bayer Leverkusenin ia prishi mbrëmjen Monchengladbach-ut.
Nga njëra anë, Granit Xhaka po rikthehej në fushë të Monchengladbach-ut.
“Aty ku kapiteni i ekipit kombëtar zviceran nisi karrierën e tij të suksesshme jashtë vendit në vitin 2012 para se të kalonte në Arsenal në vitin 2016.
Dhe tani, ai po rishfaqej në vendin e tij të vjetër të lojës”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
Gerardo Seoane, trajner i Monchengladbach e dinte para ndeshjes se do të ishte një sfidë e madhe kundër Xhakës.
Ai shpjegoi për Sky: “Nuk mund ta heqësh Granitin nga loja.
Leverkuseni bëri një transferim të madh”.