×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nuk ndalen sulmet ndaj Sanduloviqit – pas rrahjes brutale, i bastiset edhe banesa

    Insajderi
    04 January 2024 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas rrahje brutale, politikanit serb Nikolla Sanduloviq i është bastisur edhe banesa, shkruan Insajderi.

    Bastisja është bërë me kërkesë të prokurorit dhe miratim të Gjykatës.

    Sanduloviq, raportohet se fillimisht ishte arrestuar e pastaj rrahur nga brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Avokati i politikanit serb Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka thënë së banesa e tij është bastisur me arsyetim të sigurimit të provave për veprën penale që është përhapja e urrejtjes nacionale ndaj serbeve.

    Me këtë akt, sipas tij, Serbia po e tejkalon Bjellorusinë për shkeljen e të drejtave të njeriut.

    Avokati Stojkoviq në “Lajmet e fundit” në RTK, ka thënë se Sanduloviqin e kanë rrahur keq dhe se gjendja shëndetësore e tij është jotabile.

    Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij./RTK

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark